Kushtet dhe privatësia
Sinjal është një shërbim që të njofton kur influencerët që ndjek hyjnë live në TikTok ose Instagram dhe ruan regjistrimet e live-ve të tyre. Regjistrojmë dhe shpërndajmë vetëm live-t e influencerëve që kanë dhënë pëlqimin me shkrim. Nëse një influencer e tërheq pëlqimin, regjistrimet e tij hiqen nga shërbimi. Regjistrimet janë vetëm për përdorim personal. Nuk lejohet ripublikimi i tyre në rrjete sociale ose gjetkë pa lejen e influencerit. Ruajmë email-in tënd dhe zgjedhjet e njoftimeve vetëm për të ofruar shërbimin. Mund të kërkosh fshirjen e llogarisë në çdo kohë.